Misioni

 Kordinator i Zyres së Karrierës

z. Sami Ahmeti
Tel. 038 222 212
 
Studentët e Kolegjit Fama mund të marrin informacionet e duhura rreth procedurave akademike dhe administrative nëpërmjet Zyrës Profesionale të Karrierës.
Një status të rëndësishëm në politikat dhe parashikimet strategjike të Kolegjit Fama zë zhvillimi i karrierës dhe punësimi i studentëve tanë. Zyra Profesionale e  Karrierës është në dispozicion të studentëve për të ndihmuar që secili prej tyre të zgjedhë orientimin dhe programin e duhur. Veprimtaria e Zyrës Profesionale të Karrierës ndahet në: përfshirjen në aktivitete akademike dhe profesionale sipas secilit program dhe mundësitë e punësimit sipas secilit program studimi.  
 Misioni i kësaj zyre është rritja e punësueshmërisë së studentëve dhe diplomantëve të Kolegjit“Fama”.  Zyra Profesionale e  Karrierës angazhohet që Kolegji Fama të jetë institucioni i arsimit të lartë privat me numrin më të lartë të studentëve të punësuar në Kosovë. Përmes mbajtjes së kontaktit të rregullt me institucionet partnere dhe Departamentin e Burimeve Njerëzore të institucioneve më të mëdha publike e private, Zyra Profesionale e  Karrierës i njofton studentët e interesuar me informacion të rifreskuar mbi mundësitë që ofron tregu i punës kohë pas kohe, për secilin profil studimi.
Gjithashtu pranë kësaj zyre studentët orientohen se si të kërkojnë ose aplikojnë për një vend pune me kohë të pjesshme ose të plotë.
 Kjo zyrë përmes programit të veçant bënë rifreskimin e të dhënave të studentëve dhe diplomantëve të punësuar dhe krijon statistika të sakta në lidhje me punësueshmërinë e tyre.
 Qëllimi ynë është poashtu mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me studentët e diplomuar pran instutucionit tonë në mënyrë që të jemi të informuar për hapat e më tutjeshëm të karrieres së tyre.
Zyra Profesionale e Karrierës në Kolegjin Fama u jep përgjigje studentëve aktiv dhe studentëve të diplomuar për pyetjet e mëposhtme: 
  • Si të shkruajn një CV
  • Si të shkruajn një letër motivuese
  • Informacionet që duhet përfshirë në një CV
  • Informacionet që nuk duhet përfshirë në një CV
 Informacione mbi aplikimet në projekte të ndryshme
  • Ofertat për punë
  • Si të kërkosh punë
  • Si ta japësh një intervistë pune

Back to Top